DYLON

Aktivitete të shtuara të Policisë së Kosovës në Gjilan, kontrolle dhe gjoba (FOTO)

Aktivitete të shtuara të Policisë së Kosovës në Gjilan, kontrolle dhe gjoba (FOTO)
Avatar photo Redaksia

Duke u bazuar në Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse anti Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan, ka zhvilluar aktivitete të shumta preventive me qëllim të respektimit të masave anti  Covid-19.    

Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 janë bërë kontrolle në qendra tregtare, sheshe mjete të transportit publik dhe lokacionet tjera në komunën e Gjilani.

EkoHigjiena

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia në mbështetje të NJRSH-së dhe inspektorëve të AVUK-ut, në 17 lokale të ndryshme ka bërë kontrolle për mos respektimin e orarit të punës dhe ka larguar personat nga këto lokale, transmeton 2LONLINE.com.

Nga ana e policisë janë shqiptuar 31 gjoba nga ligji 07/L-006 nga neni 24.3 disa nga to edhe deri në 500€ lokaleve afariste hoteliere, gjeras personave fizik për mosrespektim të orarit të lëvizjes gjoba nga 200€.  

Hashani tha se aktivitete me qëllime preventive nga Policia e Kosovës do të ketë në vazhdimësi.  /2LONLINE/