DYLON

Në dy raste të ndara në Gjilan, arrestime për organizim të lojërave të fatit – bizhozit

Në dy raste të ndara në Gjilan, arrestime për organizim të lojërave të fatit – bizhozit
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në dy raste të ndara, Policia e Kosovës, ka arrestuar  dy të dyshuar për veprën penale: “organizim i skemave piramidale”.

Të dyja këto raste janë regjistruar në Gjilan, njëra në rrugën “Xheladin Kurbaliu” dhe tjetra në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”, ku janë arrestuar këta dy të dyshuar pasi në lokalet e tyre  kanë organizuar lojëra të fatit-bixhoz.

EkoHigjiena

Ja njoftimi i plotë i policisë:

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE

·         Rr. Xheladin Kurbaliu, Gjilan, 28.12.2021-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit-bixhoz. Janë konfiskuar 295.60 euro para të gatshëm, dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.

·         Rr. Mërgimtarët e Gjilanit ,Gjilan, 28.12.2021-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit-bixhoz. Janë konfiskuar 300 euro para të gatshëm, dhe një telefon. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.  /2LONLINE/