Ngritet aktakuzë ndaj Vali Corleones
Prokuroria Themelore në Gjilan,përkatësisht departamenti për krime të rënda, ka ngritur aktakuzë kundër Gent Qamilit dhe Princ Valentino Corleone.
Të dyshuarit sipas prokurorisë ngarkohen për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Posedim të paautorizuar të armëve”.
Të akuzuarit dyshohen që me 28 korrik 2013 në bashkëpunim të ndërsjellë të kenë vendosur një bombë në tualetin e diskotekës “Stop” e cila gjendet në magjistralen Gjilan – Kamenicë, kështu duke vënë në rrezik shumë qytetarë. /KlanKosova/
