DYLON

Gjilan: Po vazhdon Fushata vetëdijësuese “Festo me zemër, jo me armë”

Gjilan: Po vazhdon Fushata vetëdijësuese “Festo me zemër, jo me armë”
Avatar photo Redaksia

“Duke marrë parasysh që festat e fundvitit po afrohen njësiti i policisë në komunitet stacioni policor në Gjilan me qellim të sensibilizimit të fëmijëve dhe nxënësve  për mospërdorimin e mjeteve piroteknike ka filluar me vendosjen e postereve “FESTO ME ZEMER JO ME ARME”, ka bërë me dije Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Sipas tij, Njësia e Policisë për komunitet sot kanë vizituar kopshtin e fëmijëve “FJOLLA” në Gjilan .

EkoHigjiena

Me këtë rast janë  takuar fëmijët e këtij kopshti me të cilët është biseduar për sigurinë në komunikacion si dhe për rrezikun në rast të përdorimit të fishekzjarrëve nga ana e fëmijëve.

“Në këtë kopsht ekipi i PK-së është  mirëpritur edhe nga stafi i edukatoreve dhe në shenjë falënderimi për vizitat dhe kontaktet që policia ne komunitet çdo herë i realizon me fëmijët e këtij kopshti këtë njësit e kanë nderu me MIRENJOHJE”, ka thënë zëdhënësi Hashani..

Sipas iij, gjatë qëndrimit në kopsht fëmijët ishin të interesuar me pyetje për punë dhe detyrat e policisë.  /2LONLINE/