DYLON

Të shtëna me armë zjarri, policia po e heton rastin

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, kështu është klasifikuar një rast i regjistruar në policinë rajonale kur në fshatin Parallovë ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri afër shtëpisë së tij.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollimit janë gjetur shtatë gëzhoja të kal. 7.62 mm të cilat janë konfiskuar si provë materiale dhe rasti është duke u hetuar. /2lonline/

EkoHigjiena