DYLON

Sqarohet deputetja Rexhepi lidhur me projektet për Gjilanin që do të mbështeten nga buxheti i Kosovës

Sqarohet deputetja Rexhepi lidhur me projektet për Gjilanin që do të mbështeten nga buxheti i Kosovës
Avatar photo Redaksia

Pas reagimeve  që lidhen me ndarjen e buxhetit nga qeveria për projektet e Komunës së Gjilanit, Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Arijeta Rexhepi, përmes një postimi në profilin e saj,  ka ofruar sqarim për qytetarët e Gjilanit.

“Nga miratimi i buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2022 janë paraparë projekte kapitale edhe për komunën e Gjilanit, projekte të cilat prekin kryesisht fushat e infrastrukturës, sportit, arsimit, kulturës e mjedisit. Për shkak të keqkuptimeve të paraqitura në opinionin publik po i paraqesim më poshtë të gjitha projektet për komunën e Gjilanit duke përfshirë edhe projektet e reja”, ka thënë deputetja Arijeta Rexhepi.

EkoHigjiena

Ja postim i saj i plotë:

Sqarim për qytetarët e Gjilanit!

Nga miratimi i buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2022 janë paraparë projekte kapitale edhe për komunën e Gjilanit, projekte të cilat prekin kryesisht fushat e infrastrukturës, sportit, arsimit, kulturës e mjedisit.

Për shkak të keqkuptimeve të paraqitura në opinionin publik po i paraqesim më poshtë të gjitha projektet për komunën e Gjilanit duke përfshirë edhe projektet e reja:

– Renovimi i Stadiumit te Qytetit ne Gjilan , ndahet shuma prej 1 500 000 euro , buxheti për këtë projekt shtohet në bazë të punëve të realizuara nga punëkryesi.

– Ndërtimi i çerdhes për fëmijë në Dobërçan, ndahet shuma prej 100 000€ ndërsa shuma tjetër e paraparë për projekt ndahet në vitin tjetër.

– Asfaltimi i rrugës në fshatin Kokaj, ndahet shuma prej 100 000 €, ndërsa shuma tjetër e paraparë për projekt ndahet në vitin tjetër.

– Vazhdim i punimeve në Palestrën Sportive në Zhegër, ndahet shuma prej 270 000 € ndërsa shuma tjetër e projektit vazhdon të ndahet sipas punëve të kryera nga punëkryesi.

– Funksionalizimi dhe injektimi i dy puseve të reja për ujë të pijeshem në Gjilan, ndahet shuma prej 98 200€.

– Zëvendësimi i gypit transportues të ujit në Përlepnicë, ndahet shuma prej 150 000€.

– Renovim i objektit te ATK në Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Prishtinë 250 000 euro

– Pajisja me mjete e objektit te ri te QAP-it Ferizaj, Gjilan, Mitrovice, Gjakove dhe qendrave tjera 50 000 euro

– Ndertimi i rrugëve në fshatrat e Gjilanit 100 000 euro

– Ndertimi i rrugëve në fshatrat e Gjilanit 100 000 euro

– Asfaltimi i rruges Verbice e Zhegovcin (Gjilan) – Sllovi (Sllovi) 377 768 euro

– Rruga ne Qyetin e Gjlanit Enver Miftari të Morave e Binqes 300 000 euro

– Asfaltimi i rruges Zabel-Uglar, Gjilan 100 027 euro

– Asfaltimi I pjeseshëm I rrugës Gjilan – Novobërde ne fshatin Kosaqë 16 150 euro

– Vazhdimi I zgjerimi të rrugës Gjilan – Bujanovc ( nga rrethrrotullimi I fabrikes se baterive deri të kyqja e atuostrades). 1 000 000 euro

– Rruga Nacionale Prishtinë-Gjilan-Konqçul 5 239 493 euro

– Lagja e Hajdineve ne Terziaj, Gjilan 120 000 euro

– Blerja e pajisjeve laboratorike dhe te TI per Univ. Gjilanit 50 000 euro

– Ndertimi i kampusit te Universitetit Kadri Zeka, Gjilan 200 000 euro

– Blerja e mobiljeve per Universitetin e Gjilani 50 000 euro

– Ndertimi i objektit te shkolles se mesme te muzikes, Gjilan 200 000 euro

– Ndarja e hyrjes per vizitor dhe staf në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan 30 000 euro

– Renovimi i depove ne Kazermat e FSK-se ne Mitrovice dhe Gjilan 100 000 euro

Me rishikimin e buxhetit mund të shtohen edhe projekte të tjera për Gjilanin! /2LONLINE/