DYLON

Viti: Arrestohet për armëmbajtje pa leje

Viti: Arrestohet për armëmbajtje pa leje
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, Njësia e Hetimeve nga Stacioni Policor në Viti ka realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan  dhe ka bërë kontrollin në fshatin Binqë në shtëpinë e të dyshuarit banor i këtij fshati, nën dyshimin se i njëjti mund të mbajë në pronësi armë pa leje.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar ;

EkoHigjiena

1. Një (1) revole  Zoraki M 906-7 .

2. Njëzet e katër (24 )fishek te revoles kal 9mm

3. Dy (2) boksa metali dhe

4. Një (1) shufër e metalit.

Për rastin është njoftuar prokurori në Prokurorin e shtetit në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili urdhëron që rasti të procedohet në procedurë të rregulltë në prokurori. /2LONLNIE/