DYLON

E rrahin me gushta, por dyshohet se kanë përdorur edhe shufër metalike

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Autoritetet policore kanë bër ëtë ditur se në Roganë të Kamenicës në afërsi të xhamisë se fshatit Rogoqicë ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave:

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se i dyshuari L.R. me banim në Rogoqice dhe F.R. me banim ne  Rogoqicë, pas një mosmarrëveshje te mëhershme  posa e kanë takuar në rrugë viktimën A.L. me banim në Novosellë , e kanë sulmuar fillimisht me grushte në kokë dhe me pas dyshohet se viktima  është goditur nga një mjet i fortë- shufër metalike.

EkoHigjiena

“Me këtë rast viktima ka pësuar lëndime të renda trupore ku dhe posedon raportin mjekësor nga emergjenca- Gjilan.  Ne lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i cili urdhëron qe i dyshuari L. R. te dërgohet në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë kurse i dyshuari i dytë te lirohet në procedurë te rregullt”, ka thënë Hashani.  

Rasti procedohet në gjykatë. /2lonline/