DYLON

Gjest human dhe shembullor i një qytetari nga Komuna e Kllokotit

Gjest human dhe shembullor i një qytetari nga Komuna e Kllokotit
Avatar photo Redaksia

“Ju njoftojmë se me 14.12.2021 diku rreth orës 14:30 , një qytetar i komunës  Kllokot, ne rrugë ka gjetur një portofol me një shume parash dhe dokumente personale te një personi me banim në qytetin e Vushtrrisë”, ka bërë me dije Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Në portofol kishte ( letërnjoftimin, patente shoferin, 4 lloje te kartelave te bankë , 22 euro) .

EkoHigjiena

Personi që kishte gjetur portofolin e ka sjellur ne Stacionin Policor në Kllokot .

Pas verifikimit, policia e ka gjetur  pronarin e portofolit i cili është paraqitur në stacionin policor, i njëjti i ka pranuar portofolin me të gjitha sendet e humbura.

Në lidhje me këtë rast policia ka mbajtur procesverbal mbi pranim-dorëzimin e sendeve te gjetura dhe të dorëzuara, njëherë duke e falënderuar qytetarin i cili i kishte sjellë portofolin dhe të hollat në polici.

“Veprimi i tij është konsideruar shembull dhe sjellje e civilizuar në shoqëri”, ka thënë Ismet Hashani. /2LONLINE/