DYLON

Dy të rinjve u gjendet në posedim marihuanë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Njësitet sektoriale nga stacioni policor i Kamenicës kanë kontrolluar dy të dyshuar,  dy të rinjë, pas dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë në posedim subëstancë narkotike të llojit Marihuanë.

Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për  Rajonin e Gjilanit, tha se gjatë kontrollit te njëri i dyshuari kanë gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike që besohet të jetë e llojit Marihuanë me peshë 0.6 gram.

EkoHigjiena

“Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës , respektivisht nënpunësit për çeshtje sociale nga Gjilani. Lidhur me rastin është konsultuar  prokurori i shtetit  dhe me vendim të tij rasti dërgohet në procedurë të rregullt në Gjykatë”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2lonline/.