DYLON

Arrestohet, pasi që në lokalin e tij lejoi të luhej bixhoz dhe lojëra të tjera të fatit

Arrestohet, pasi që në lokalin e tij lejoi të luhej bixhoz dhe lojëra të tjera të fatit
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Uglar të Gjilanit kanë arrestuar një të dyshuar pasi që në lokalin e tij ka lejuar dhe mundësuar që të zhvillohen veprimtari të skemave piramidale, bixhozit dhe lojërave të tjera të fatit.

Sipas policisë, në vendi e ngjarjes në cilësi të provave materiale ka konfiskuar mjete të përdorura në lojëra (gurë, çipa letra të bixhozit) dhe 16 euro para të gatshme të hasura në tavolinën në të cilin kishin qenë duke luajtur.

EkoHigjiena

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje

Raporti i policisë:

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË PALIGJSHËM

Fsh. Uglarë, Gjilan 14.12.2021-03:20. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar, pasi që në lokalin e tij ka lejuar dhe mundësuar që të zhvillohen veprimtari të skemave piramidale, bixhozit dhe lojërave të tjera të fatit. Njësiti policor në vendi e ngjarjes në cilësi të provave materiale ka konfiskuar mjete të përdorura në lojëra (gurë, çipa letra të bixhozit) dhe 16 euro para të gatshme të hasura në tavolinën në të cilin kishin qenë duke luajtur. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /2LONLINE/