DYLON

Marihuan, heroinë e kokainë në shtëpinë e një të dyshuari

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit  kanë bërë të ditur se pas bastisjes së shtëpisë  dhe objekteve përcjellëse të një të dyshuari kanë gjetur marihuan, heroinë dhe kokainë, me këtë rast i dyshuari i është  arrestuar dhe ndalur n paraburgim.

Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për  Rajonin e Gjilanit, ka thënë se radti ka ndodhur në Gjilan, lagjja “Dheu i Bardhë”, ku njësiti i DHTN-se përmes rrugëve operative ka pas informata të besueshme  se i dyshuari F. H . 1983  posedon një sasi narkotike ne shtëpinë e tij, e pas marrjes se këtij informacioni është njoftuar prokurori i shtetit.

EkoHigjiena

“I njëjti pas konsultimit me Kryetarin e Gjykatës-gjyqtari i procedurës paraprake  ka urdhëruar që ta realizojmë bastisjen e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse pronë e të dyshuarit. Njësiti  policor ka shkuar  në kontroll në shtëpinë e të dyshuarit dhe në dhomën e tije  ka gjetur: marihuan  me peshë të përgjithshme prej 41.1gram, heroinë me peshë të përgjithshme 57.2 gram  e ndare ne 17 paketime dhe kokainë me peshë të përgjithshme prej 2.4 gram”, ka thënë Hashani.

Nga njësiti DHTN është konfiskuar substanca narkotike dhe  në lidhje me ketë raste është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij i dyshuari ndalet në mbajtje në kohëzgjatje 48 orë.

Rasti është duke u hetuar./2lonline/