DYLON

Nuk mund ti ikin drejtësisë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se kanë arrestuar dy persona, në dy raste të ndara, pasi për ta ka pas urdhëresë nga gjykata.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajon  ne Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se arrestimi është bërë  në bazë urdhëresave të lëshuara nga gjykata dhe se në stacionin policor të Kamenicës nga ana e patrullës është  sjell personi: V. H,  me urdhëresë të gjykatës,  i dënuar në kohëzgjatje prej 1 viti.

EkoHigjiena

Ai menjëherë është dërguar  në Institutin Edukativo-korrektues në Lipjan, ka thënë toger Hashani.

Po ashtu edhe personi A. D, është ndal nga njësitet me urdhëresa te gjykatës  dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh,  në Qendrën e paraburgimit në Gjilan. /2lonline/