DYLON

Në tri raste të ndara, policia arrestoi tre persona të dyshuar

Në tri raste të ndara, policia arrestoi tre persona të dyshuar
Avatar photo Redaksia

Drejtoria rajonale në Gjilan, si rezultat i angazhimeve dhe realizimit të planifikimeve operacionale, përmes patrullimeve policore ka arritur në tri raste të ndara të arrestoi tre persona të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Rasti i parë është realizuar sot me 14.12.2021 në qendër të Gjilanit, ku është arrestuar personi i dyshuar (S. R.), lidhur me rastin “Blerja, posedimi, shpërndarja, e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”, pasi tek i njëjti është gjetur sasi e substancave narkotike e dyshuar mariuhanë në sasi 11.89.gr. I dyshuari është arrestuar, sjell në stacion policor dhe iu është nënshtruar procedurave policore, përderisa substanca narkotike është konfiskuar, në cilësi të provës materiale.

EkoHigjiena

Rasti i dytë është realizuar po ashtu sot me 14.12.2021 në fshatin Uglar ku është arrestuar personi i dyshuar për rastin “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”, pasi i njëjti kishte hyrë në një lokal me armë. I dyshuari me të vërejtur njësinë policore, ka hedhur armen nën tavoline dhe ka filluar ikjen, mirëpo falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, policia ka arritur ta arrestojnë personin e dyshuar si dhe ta konfiskojnë armën dhe një karikator me (6) fishekë. Me vendim të prokurorit  i dyshuari ndalohet për 48 orë.

Rasti i tretë gjithashtu është realizuar sot në Uglar ku është arrestuar personi i dyshuar për rastin “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, pasi i njëjti në cilësinë e pronarit të lokalit, ka lejuar dhe mundësuar që të zhvillohen veprimtari të skemave piramidale, bixhozit dhe lojërave te tjera te fatit. Lidhur me rastin janë konfiskuar mjetet e përdorura dhe (16) euro para të gatshme, të hasura në tavolinën në të cilën kishin qenë duke luajtur. I dyshuari  është nënshtruar procedurave policore dhe në konsultim me prokurorin, i njëjti ndalohet për 48 orë. /2LONLINE/