DYLON

Arrestohet me dyshimin për keqpërdorim seksual të të miturës

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije se një i dyshuar shtetas i Maqedonisë është arrestuar  me dyshimin për keqtrajtim seksual të të miturës.

Sipas policisë, në afërsi te fshatit Bresalc  është ndalur vetura e tipit BMW me targa të Republikës së Maqedonisë, e pas verifikimit te dokumenteve të njëjtit kanë hasur se në veture ka qenë edhe një pasagjere femër pa dokument identifikimi. Të njëjtit i kanë shoqëruar deri në stacionin policor në Gjilan dhe për këtë është njoftuar edhe prokurori i shtetit  .

EkoHigjiena

Gjithnjë sipas policisë, pas hetimit preliminar prokurori ka vendosur ndaj të dyshuarit N. S  nga fshati Rrahmonli i Kumanovës masën e arrestit për 48 orë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale  “Keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeç’’.

Njësia e Hetimeve Rajonale  ka  zhvilluar interviste me te miturën viktimën  E .J në  prezencë të punëtorit të  qendrës për pune sociale dhe pas intervistës e njëjta është dërguar ne strehimore me udhëzim te prokurorit ne fjale. Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë. /2lonline/

/fotoilsutrim/