DYLON

Arrestohen tre serb

Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka arrestuar tre serbë në Partesh, punëtorë të institucioneve paralele që veprojnë në Serbi. Në Partesh kanë vizituar një shfrytëzues të ndihmave sociale.

E ashtuquajtura zyre për Kosovë ka raportuar për këtë arrestim, duke thënë se janë arrestuar Zhivorad Jovanoviç punëtor i të ashtuquajturit rreth i Anamoravës Kosovare, Vitomirka Gavriloviç pnëtore e qendrës për punë sociale dhe Nenad Stojkoviç punëtor i komunës paralele të Gjilanit, transmeton indeksonline.

EkoHigjiena

Atyre u është caktuar paraburgimi prej 48 orësh.

Zyreja e ashtuquajtur për Kosovë, ka kërkuar që këta punëtorë të lirohen menjëherë, duke reaguar edhe tek OSBE-ja.