DYLON

Kamberi: S’ka moment tjetër për veprim – “RIGHT HERE, RIGHT NOW”

Kamberi: S’ka moment tjetër për veprim – “RIGHT HERE, RIGHT NOW”
Avatar photo Redaksia

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pasi Serbia ua ka refuzuar vizitën në Luginës e Preshevës katër ministrave të Kosovës.

Ai në një postim në profilin e tij në facebook, ka shkruar se: “Serbia nuk ka lejuar vizitën e sotme të katër ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës. Çfarë asimetrie të drejtash mes Luginës së Preshevës me serbët në Kosovë.  Serbia mbetet i vetmi vend në rajon që me ligj kufizon lirinë e përdorimit zyrtarë të simboleve kombëtare”.

EkoHigjiena

Më tej, Kamberi ka thënë se Në këto rrethana ndër më të rëndat nëpër të cilat po kalon, Lugina e Preshevës, ka nevojën si kurdoherë më parë për ndihmën shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

“S’ka moment tjetër për veprim, sot është nevoja, sot është edhe koha: “Right Here, Right NOW””.

Ja postimi i tij i plotë:

S’ka moment tjetër për veprim.

“RIGHT HERE, RIGHT NOW”.

Serbia nuk ka lejuar vizitën e sotme të katër ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës. Çfarë asimetrie të drejtash mes Luginës së Preshevës me serbët në Kosovë.

Serbia mbetet i vetmi vend në rajon që me ligj kufizon lirinë e përdorimit zyrtarë të simboleve kombëtare.

Si pasojë e kësaj, Lugina e Preshevës, sot, në festën më të madhe kombëtare, mbetet rajoni vetëm i banuar me shqiptarë që nuk mundet lirshëm të realizojë të drejtën dhe lirinë e përdorimit të simbolit kombëtar si pjesë të identitetit kombëtarë.

Në këto rrethana ndër më të rëndat nëpër të cilat po kalon, Lugina e Preshevës, ka nevojën si kurdoherë më parë për ndihmën shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

S,ka moment tjetër për veprim, sot është nevoja, sot është edhe koha:

“Right Here, Right NOW”