DYLON

Si të kemi një gojë të shëndetshme?

Avatar photo Redaksia

Shëndeti i gojës ka një rëndësi të veçantë për organizmin e njeriut, ku një vend të veçantë dhe të rëndësishëm zë pastrimi i rregullt dhe me pe i dhëmbëve. Ushqimet janë një element tjetër që ndihmojnë për një gojë të shëndetshme. Disa nga ushqimet më të mira për këtë shëndetin janë;

Çaji i gjelbër
Në përmbajtje të tij çaji ka katekine, duke bërë që të kenë aktivitet antiinflamator dhe mund ta zvogëlojnë praninë e baktereve në gojë. Studimet kanë treguar se personat që pinë çaj të gjelbër rregullisht, kanë një rrezik më të ulët të humbjes së parakohshme të dhëmbëve.

EkoHigjiena

Luleshtrydhet dhe kivi
Vitamina C është shumë e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm oral, sepse ndihmon në parandalimin e uljes së nivelit të kolagjenit që i përbën mishrat e dhëmbëve. Pa nivele adekuate të kolagjenit, mishrat e dhëmbëve bëhen shumë të ndjeshëm dhe rritet rreziku i sëmundjeve të mishit të dhëmbëve.

Kivi dhe luleshtrydhet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C, por nuk janë të vetmet. Të gjitha llojet e frutave agrume do të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve.

Frutat arrore dhe farat
Arroret dhe farat janë një burim i shkëlqyer i proteinave dhe mikronutrientëve, si fosfori, magnezi, kaliumi, zinku dhe kalciumi. Kalciumi është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e eshtrave dhe dhëmbëve të fortë. Kalciumi do të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve.

Produktet e arrave të cilat përmbajnë më së shumti kalcium janë bajamet dhe arrat braziliane. Farat e susamit, gjithashtu përmbajnë nivele të larta të kalciumit.

Qepët
Qepët, veçanërisht kur konsumohen të papërpunuara, e përmirësojnë ndjeshëm shëndetin oral. Ato e zvogëlojnë praninë e baktereve në gojë dhe veprimi i tyre antiinflamator ndihmon për t’i parandaluar sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.

Qepët hahen më së miri të papërpunuara, sepse vetëm atëherë do të përfitoni nga të gjitha të mirat e tyre. Megjithatë, nëse nuk jeni adhurues i qepëve të papërpunuara, përpunoni ato termikisht, por sa më shkurtër.

Molla dhe selino
Konsumimi i mollës dhe selinos do ta rrisë prodhimin e pështymës, ndërsa është dëshmuar që mungesa e pështymës e favorizon akumulimin e baktereve dhe shfaqjen e kariesit. Studimet kanë treguar se molla dhe selino mund të ndihmojnë në parandalimin e grumbullimit të shtresave, duke mbrojtur kështu edhe shëndetin e enëve tuaja të gjakut.