DYLON

Në Gjilan arrestohen tre të dyshuar për posedim të narkotikëve

fotoilustrim
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan kanë arrestuar tre të dyshuar pasi atyre iu janë gjetur dhe sekuestruar 12 qese të vogla me substancë të dyshuar marihuanë me peshë prej 21.33 gram, një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 0.16 gram, një pako me rizlla dhe 50 qese të vogla minigripa.

dy nga tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa një i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

EkoHigjiena

Rasti vazhdon të hetohet.

Raporti i policisë:

BLERJE, POSEDIM DHE SHITJE E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE

Rr. Skifter Arifi, Gjilan 19.11.2021 – 19:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 12 qese të vogla me substancë të dyshuar marihuanë me peshë prej 21.33 gram, një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 0.16 gram, një pako me rizlla dhe 50 qese të vogla minigripa. Në lidhje me rastin është konsultuar prokuror i shtetit me vendim të së cilit dy nga tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa një i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.   /2LONLINE.com/