DYLON

Drejtori i PK-së në Rajonin e Gjilanit pret në takim zyrtarë të lartë të OSBE-së, sektorit për zhvillim të PK-së

Drejtori i PK-së në Rajonin e Gjilanit pret në takim zyrtarë të lartë të OSBE-së, sektorit për zhvillim të PK-së
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Policisë e Kosovës (PK) në Drejtorinë Rajonale të Gjilanit,  Kolonel Agron Rukiqi ka pritë në takim pune zyrtarë të lartë të misionit OSBE-së të sektorit për zhvillim dhe përkrahje  të Policisë së Kosovës, Maurizio  Mitrano shef i sektorit për zhvillim të Policisë së Kosovës dhe Anastasiia Sozina, Zyrtare e lartë për zhvillim të Policisë së Kosovës. 

Kolonel Rukiqi i falënderoi përfaqësuesit e lartë të misionit të OSBE-së, për  ndihmë  dhe përkrahjen e vazhdueshme të këtij misioni,  për mbështetjen e vazhdueshme dhe ndihmën  e dhanë në  trajnime në aspektin e ngritjes profesionale që ofrohet nga ky mision për Policinë e Kosovës në Drejtorin Rajonale të Gjilanit . 

EkoHigjiena

Zyrtarët e OSBE-së po ashtu premtuan se misioni i tyre në vazhdimësi do ta përkrah dhe mbështet Policinë e Kosovës në rajonin e Gjilanit veçanërisht në fushën e ngritjes së kapaciteteve profesionale, në fusha dhe lami të ndryshme aty ku shihet e nevojshme që misioni i tyre mundë të japë përkrahje dhe ndihmë. 

Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon në krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e saj.  /2LONLINE.com/