DYLON

Notoni, nëse dëshironi një zemër të shëndetshme

Avatar photo Redaksia

Noti është një ndër sportet më të këshillueshëm për një shëndet të mirë. Ai është një mundësi e mirë për forcimin e zemrës, të muskujve dhe rritjen e fleksibilitetit.

Zemra
Noti është një sport, i cili ka një ndikim të theksuar në ruajtjen e shëndetit të zemrës, pasi është një ndër sportet që ka shumë lëvizje dhe teknikë. Noti është mënyra më e mirë për të vënë në lëvizje të gjithë trupin.

EkoHigjiena

Muskujt
Një rol të rëndësishëm në formimin dhe forcimin e tyre luan noti. Gjithashtu ai është një sport i mirë, i cili për moshën 14-18 vjeç ndihmon në lidhje me gjatësinë e trupit.

Fleksibiliteti
Të ushtruarit e notit, qoftë edhe në një pishinë të ngrohtë, bën të mundur tendosjen e muskujve, duke rritur fleksibilitetin dhe zgjatjen e muskujve të ndryshëm në trup. Noti është një mënyrë e mirë për të çliruar energjitë negative.