DYLON

Gjilan: Arrestohet e dyshuara, sulmoi fizikisht bashkëshortin

Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan është regjistruar në statistikat policore, një rast i “dhunës në familje”.

Sipas policisë, e dyshuara, e cila është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshortin e saj, e kishte sulmuar atë fizikisht.

EkoHigjiena

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan,  06.11.2021 -23:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare  e cila pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar, e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësorë, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/