DYLON

Organizonte në mënyrë të paligjshme lojëra të fatit, arrestohet nga policia

Organizonte në mënyrë të paligjshme lojëra të fatit, arrestohet nga policia
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bë me dije se në Gjilan, është kontrolluar lokali i të dyshuarit  pasi besohej se aty, në mënyrë të paligjshme janë duke u zhvilluar lojëra të fatit. Me këtë rast,  janë sekuestruar si prova materiale: dy llap-topa dhe një printer.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar, intervistuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

EkoHigjiena

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE

Rr. Beqir Musliu, Gjilan 05.11.2021-16:30.  Gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit mashkull kosovar ku dyshohej se,  në mënyrë të paligjshme janë duke u zhvilluar lojëra të fatit janë sekuestruar si prova materiale: dy llap-topa dhe një printer. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar , intervistuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti vazhdonte të hetohet. /2LONLINE.com/