DYLON

Lutfi Haziri: Faleminderit Malishevë që e realizuat rikthimin e madh të LDK-së

Lutfi Haziri: Faleminderit Malishevë që e realizuat rikthimin e madh të LDK-së
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Degës së LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët e Malishevës për mbështetjen e madhe në garën e 17 tetorit. 

Kryetari Haziri ka deklaruar se me këtë mbështetje të jashtëzakonshme të Malishevës, u bë rikthimi i madh i LDK-së.

EkoHigjiena

“Në Malishevë gjithmonë e kam pasur mikpritjen e ngrohtë dhe përkrahjen maksimale. Faleminderit për besimin e vazhdueshëm ndaj meje dhe LDK-së. Ky besim na bën nder dhe më të përgjegjshëm në punë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

Përndryshe, Lutfi Haziri është kandidati i LDK-së që do të garojë për kryetar të komunës së Gjilanit në balotazhin e 14 nëntorit.  /2LONLINE.com/