DYLON

Alban Hyseni: Kemi nevojë për transparencë e trajtim të barabartë të bizneseve

Alban Hyseni: Kemi nevojë për transparencë e trajtim të barabartë të bizneseve
Avatar photo Redaksia

“Në takimin që e patëm tek “Bejta Commerce” theksuam rëndësinë e mbështetjes institucionale ndaj bizneseve, për t’i përkrahur në rritjen e zgjerimin e tyre.  Ndikimi që bizneset e kanë në ekonomi dhe zhvillimin e saj, është i jashtëzakonshëm e andaj vëmendja jonë drejtohet kah tyre, si zinxhir zhvillimor gjithëpërfshirës”, ka thënë Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan.

Hyseni, i cili është kandidat i kësaj Lëvizjeje në garën e balotazhit që do të mbahet  më 14 nëntor, ka thënë se kemi nevojë për transparencë e trajtim të barabartë të bizneseve, pa dallime.

EkoHigjiena

“E kjo garantohet duke punuar së bashku e duke bërë një hap përpara: një zë i ri, udhëheqje e re”, ka thënë Hyseni. /2LONLINE.com/