DYLON

Kryetari Haziri shpërndanë certifikata për 30 të rinj, vijues të trajnimit për ndërmarrësi dhe vetëpunësim

Kryetari Haziri shpërndanë  certifikata për 30 të rinj, vijues të trajnimit për ndërmarrësi dhe vetëpunësim
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës dhe njëherësh kryetar i Bordit te AZHR – Lindje, Lutfi Haziri ka shpërndarë certifikata për 30 të rinj të cilët përfunduan trajnimin 5-ditor për ndërmarrësi dhe vetëpunësim. 

Me këtë rast, kryetari Haziri çmoi lart punën që është duke bërë stafi i AZHR-Lindje dhe u zotua se komuna e Gjilanit, për mes drejtorisë për Zhvillim Ekonomik do te jetë gjithmonë pranë të rinjve, të cilët kanë ide kreative për biznes dhe iniciativa për vetëpunësim.

EkoHigjiena

Trajnimi u organizua në kuadër të projektit “Trajnime për ndërmarrësi në komunën e Gjilanit dhe Shtërpcës” të financuar nga MKRS dhe të implementuar nga AZHR – Lindje. 

Gjatë këtij trajnimi u zhvilluan modulet: Ndërmarrësia, Plani i biznesit, Marketingu dhe Menaxhimi i financave.  /2LONLINE.com/