DYLON

Arrestohet pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

Arrestohet pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Pogragjë të Gjilanit është arrestuar një i dyshuar pasi që ka kanosur dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

EkoHigjiena

Raporti i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Fsh. Pogragjë, Gjilan 22.10.2021 – 14:00-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ka kanosur dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës dhe të dyshuarit  u është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.