DYLON

Kastrati: Drejtoria e Shëndetësisë efikase në shërbimet shëndetësore dhe asistencën sociale

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si drejtori në kuadër të së cilës janë edhe disa sektor të rëndësishëm si Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Qendra për Punë Sociale, Zyra për Mirëqenie Sociale, Zyra për Ujë, Inspeksioni Sanitar dhe sektorë të tjerë, mbulojnë me shërbime një numër jashtëzakonisht të madh të qytetarëve, duke bërë kështu që dinamika e punës të jetë përherë në nivelin e lartë, për të arritur trajtimin e kërkesave që drejtohen në këtë resor të ndjeshëm që ka të bëjë me shëndetin e njeriut dhe me mirëqenien e tij në përgjithësi, tha në një konferencë për media U.D. Muhamet Kastrati i cili shoqërohej nga drejtori i QKMF-së Fejzulla Berisha dhe drejtori i QPS-së Mursel Zymberi.

Me këtë rast U.D. Muhamet Kastrati, ka thënë se drejtoria të cilën ai e drejton ka rritur dinamikën e punës, me qëllimin e vetëm shërbimin më të mirë për qytetarë pavarësisht se në cilin sektor ata drejtohen.

EkoHigjiena

“Drejtoria e Shëndetësisë ka një numër të madh të qytetarëve të cilët pikë-preken me shërbimet që ne ofrojmë. Është sektor shumë i ndjeshëm, që ka të bëjë kryesisht me shëndetin e qytetarëve në përgjithësi, me mirëqenien e tyre, me kualitetin dhe standardin e jetës që ata kanë dhe kategori të tjera, që ka detyruar menaxhmentin të organizohemi për të dhënë shërbime më të mira për qytetarë në përgjithësi”, tha ai.

Vetëm nga zyra për shëndetin publik, për vitin 2014 janë zhvilluar aktivitete të ndryshme të shumta nga edukimi shëndetësor i popullatës me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga sëmundjet ngjitëse.

“Për këtë qëllim zyra për shëndetin publik ka bërë vizita të shumta nëpër institucione të ndryshme, por edhe vizita në terren e që përmes këtyre vizitave është arritur të pikë-preken një numër shumë i madh i qytetarëve për të informuar rreth parandalimit dhe kujdesit që duhet pas në rast të ndonjë sëmundjeje ngjitëse”, ka spikatur Kastrati.

Ndërkohë, në aspektin shëndetësor për sëmundje të cilat trajtohen në nivel më të lartë, siç është QKUK-ja, janë dërguar për trajtim të mëtejmë 113 raste.

“Kemi 113 raste të cilat janë referuar për trajtim në QKUK. Natyra e sëmundjeve ka qenë kryesisht e niveleve të cilat nuk trajtohen në nivelin primar, siç janë sëmundjet tumorale, oftalmologjike, kardiovaskulare, ortopediko – traumatologjike, neurologjike, politraumë dhe sëmundje internistike”, tha ai duke njoftuar se si Drejtori, janë të përkushtuar që raste të tilla t’i procedojnë sa më shpejt ngase natyra e sëmundjeve kërkon një efikasitet të shtuar.

Kjo drejtori ka përgatitur, udhëhequr dhe përcjellë për pagesa 427 lëndë që lidhen me aprovimin e ndihmave për kërkesa të palëve që shpenzimi i shprehur në vlerë financiare është mbi 50 mijë euro.

Kastrati ka siguruar qytetarët e Gjilanit se në bazë të mostrave të marra të ujit nga terreni del se edhe në kohën kur në Gjilan kishte reshje të mëdha të shiut, uji ka qenë i pijshëm dhe komisioni i cili është marrë me analizat e këtyre mostrave, ka nxjerrë përfundimin se nuk ka ndotje të ujit.

Drejtoria ka qenë implementuese e projektit të dimërimit, ku hyjnë pako ushqimore dhe lëndë djegëse për ngrohje, nga i cili projekt kanë përfituar gjithsej mbi 300 familje me nga 2 metra dru dhe 400 familje me pako ushqimore. Në të njëjtën kohë ai ka bërë të ditur se Komuna e Gjilanit bënë pagesën e qeras për pesë familje që vlera totale arrin në 1720 euro.

Kastrati ka thënë se janë të angazhuar që gjatë të ardhmes të jepen shërbime edhe më efikase në shëndetësi, kujdesin social dhe mbrojtje të shëndetit publik. /2L ONLINE/