DYLON

Arrestohet për kanosje dhe sulm ndaj personit zyrtar si dhe posedim të narkotikëve

Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan është arrestuar një i dyshuar për kanosje dhe sulm ndaj personit zyrtar si dhe posedim të narkotikëve.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari e ka kanosur me fjalë, viktimën, femër kosovare. Gjatë kontrollit në automjet i është gjetur dhe sekuestruar një cigare substancë e dyshuar narkotike. I njëjti duke qenë agresivë e ka sulmuar fizikisht edhe njërin nga zyrtarët policor.

EkoHigjiena

Raporti i policisë:

KANOSJE & SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & POSEDIM I NARKOTIKËVE

Gjilan, 13.10.2021 – 20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti,  e ka kanosur me fjalë, viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit në automjet i është gjetur dhe sekuestruar një cigare substancë e dyshuar narkotike. I njëjti duke qenë agresivë e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit  dyshuari është dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/