DYLON

Boronica ndalon sëmundjet e zemrës!

Avatar photo Redaksia

Boronicat janë një frutë i këndshëm për t’u ngrënë, por përveç kësaj ato kanë edhe efekte mjaft pozitive në shëndet.

Ato mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës.

EkoHigjiena

“Ngrënia e boronicave mund të zvogëlojë ndjeshëm efektet negative të menopauzës në rrugët kardiovaskulare”, tha Sarah Johnson nga Universiteti i Floridas.

Konsumi i një kupe boronicash çdo ditë ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zmerës, sidomos te femrat të cilat janë në fazën postmenopauzë.

“Studimi ynë vërtetoi se konsumi i përditshëm i boronicave ngadalëson shumë kalimin nga parahipertensioni në hipertension duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës”, tha doktoresha Johnson.

Sëmundjet kardiovaskulare janë ndër vrasësit më të mëdhenj dhe vetëm në Britaninë e Madhe vrasin çdo vit rreth 150-160 mijë persona.

Johnson ishte duke studiuar efektet e disa ushqimeve në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe doli që boronica ishte ndër ngadalësuesit e këtyre sëmundjeve.

“Është një zbulim i rëndësishëm pasi është një kurë mjaft e thjeshtë, pa kosto dhe e shijshme”, tha Johnson.

Për eksperimentin u morën 48 femra të cilat ishin në postmenopauzë dhe u është dhënë 22 gramë boronica çdo ditë për tetë javë rresht.

Para nisjes së studimit u mat tensioni i tyre i gjakut si dhe gjendja e arterieve kryesore.

Pas përfundimit të eksperimentit njerëzit që morën boronica kishin një ulje prej 5.1 përqind të rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës.