DYLON

Tentoi të ikë por nuk ia doli, prangoset nga polica!

Tentoi të ikë por nuk ia doli, prangoset nga polica!
Avatar photo Redaksia

Sot në fshatin Velekincë të Gjilanit, njësia policore gjatë realizimit të urdhëresave të gjykatave, ka hasur në të dyshuarin, mashkull kosovar, i cili me t’i vërejtur policët fillon të ikë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se njësia policore ka arritur ta ndalojë të njëjtin pavarësisht rezistencës së tij.

EkoHigjiena

Zëdhënësi Hashani tha se një zyrtar policor ka pësuar lëndime gjatë arrestimit të të dyshuarit.

Përndryshe, te i dyshuari janë gjetur 13 qese substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. /2LONLINE.com/