DYLON

Femrat e Lubishtës dhe fshatrave përreth njihen me sëmundjen e kancerit të Gjirit

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Grupi i grave te Vitisë ne bashkëpunim me QKMF- Viti, ne kuadër te muajit për parandalimin e kancerit te gjirit,ka mbajtur nje ligjërate ne fshatin Lubishte të Komunës se Vitisë, ku kanë marrë pjesë mbi 60 gra e vajza te këtij fshati dhe fshatrave për rreth.

Ligjërata është mbajtur nga Dr.Xhilsime Qamili dhe Dr.Vjollca Kadolli-Halili,te cilat shpjeguan për sëmundjen e kancerit te gjirit, vetëkontrollin, ekzaminimin klinik dhe masat qe duhen te merren për parandalim te kësaj sëmundje të rëndë.

EkoHigjiena

Pjesëmarrëset në këtë takim parashtruan pyetje te ndryshme sidomos për mënyrën e detektimit te hershem të kësaj sëmundje. Ne fund të këtij takimi pjesëmarrësit janë ftuar që te premten me 31. tetor t’i bashkohen Marshit te organizuar nga Grupi i Grave te Vitisë, DKRS dhe OJQ-Legjenda i cili do te mbahet ne Qendër te qytetit para Shtëpisë se Kulturës ne ora 12:00h./2L ONLINE/