DYLON

Ta fillosh ditën me një gotë ujë me limon

Avatar photo Redaksia

Ta fillosh ditën duke konsumuar një gotë ujë me limon do të thotë që trupit tënd t’i falësh shumë benefite, gjë e cila duhet të praktikohet për një kohë të gjatë.

Tret ushqimin

EkoHigjiena

Uji me limon bën të mundur stimulimin dhe pastrimin e mëlçisë. Konsumimi i vazhdueshëm i tij ndihmon në tretjen e ushqimit dhe eleminon acidet e trupit.

Mbeshtët funksionin imun të trupit

Fruta të tilla si limoni kanë përmbajtje të lartë të Vitaminës C, si dhe acid askorbik. Vitamina C ju mban larg sëmundjeve të ftohjes ndërsa acidi askorbik ndihmon shumë në thithjen e hekurit, i cili gjithashtu luan një rol rë rëndëishëm në funksionin imun të trupit.

Normalizon trupin

Nëse trupi juaj ka një çekuilibër të PH kronik është më i prirur drejt sëmundjeve. Edhe pse limoni në vetvete duket sikur përmban acid, luan një rol jashtëzakonisht të mirë në PH e trupit duke përmirësuar ekuilibrin, aq më tepër në rastet kur keni konsumuar ushqim të rëndë me mish, djathë apo alkool.

Largon lëndët toksike të trupit

Uji me limon është një diuretik natyror gjë që mundëson largimin e helmimeve nga trupi juaj. Veç kësaj luan rol të rëndësishëm në stimulimin e mëlçisë