DYLON

Labi në krye të aksionit për dhurim vullnetar të gjakut

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në njësinë e Transfuzionit të Gjakut, ka vazhduar aksioni humanitar për dhurimin e gjakut, aksion ky I organizuar nga këngëtari Labinot Tahiri-Labi.

Siq deklaron Labinot Tahiri organizator i këtij aksioni, ideja për një aksion të tillë ka lindur duke ditur nevojat e mëdha për gjak që pacientët të shtrirë në spitale kanë nevojë.

EkoHigjiena

Ai thekson që aksioni do të shtrihet edhe në komuna tjera të Kosovës, duke filluar nga: Mitrovica, Ferizaji, Gjilani, Vushtrria dhe Podujeva. Qëllimi është që të sensibilizohen opinion i gjerë në Kosovë për rëndësinë e dhurimit të gjakut, ku një dozë gjak do të thotë shpëtimi I jetës për pacientin.

Po ashtu ai zotohet që ky aksion i filluar do të vazhdoj edhe viteve të tjera.

Aksionit për dhurimin e Gjakut në SRGJ i është përgjigjur një numër i konsiderueshëm i dhuruesve vullnetar të gjakur ka thënë zëdhënësi i SRGJ-së, Selami Kurteshi

Drejtori I SRGJ-së Abdylatif Latifi falënderon dhe njëherësh I është mirënjohës këngëtarit Labinot Tahiri për këtë iniciativë shumë të qëlluar dhe humane. /2L ONLINE/