DYLON

Policia Rajonale në Gjilan ka shqiptuar 586 fletëparaqitje për kundërvajtje të ndryshme

Policia Rajonale në Gjilan ka shqiptuar 586 fletëparaqitje për kundërvajtje të ndryshme
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor gjatë periudhës 17-23.09.2021 kanë shqiptuar në total 586 fletë paraqitje për kundërvajtje të ndryshme.

Në këtë periudhë kohore në rrugët magjistrale të këtij rajoni kanë ndodhur 14 aksidente:

EkoHigjiena

09-Aksidente me lëndime

05-Aksidente me dëme materiale

Policia ka marr edhe veprimet ndëshkimore për drejtuesit e automjeteve që nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit rrugor ku ka konfiskuar 07 patentë shofer:

– 05 patentë shoferi për tejkalim në vijë të plotë .

– 01 patentë shofer për tejkalim të shpejtësisë së lëvizjes.

– 01 patentë shoferi për mos respektim të dritës së kuqe semafor  .

Gjithashtu gjatë kësaj kohe,  përveç angazhimeve të përditshme policia ka vazhduar me aktivitete të shtuara edhe në zbatimin e masave anti COVID të caktuara nga Qeveria e Republikës së  Kosovës, ku janë shqiptuar:

-54-tiketa për Covid 19, prej tyre:

– 46-mos bartje e maskave dhe

– 08-për mos respektim të kufizimit të lëvizjes.

Në zbatimin e Planit Operativ -“Përdorimi i telefonit gjatë vozitjes” gjatë javës janë shqiptuar 66-tiketa kundërvajtës.

Policia Rajonale e Gjilanit do të vazhdojë me aktivitetet e saja në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve te komunikacionit , krejt me qëllim të ruajtjes së jetës dhe pronës së qytetarit. /2LONLINE.com/