DYLON

FSK dhuron gjak për SRGJ-në

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Sot në Spitalin Rajonal të Gjilanit (SRGJ), në njësinë e Transfuzionit ka filluar aksioni për dhurim të gjakut nga pjesëtarët e Batalionit të parë, gjegjësisht Brigadës për reagim të shpejtë të FSK-së. Ky aksion do të vazhdoj edhe 2 ditët e ardhshme, ka bërë me dije zëdhënësi i SRGJ-së Selami Kurteshi.

Eprori I FSK-së Major Rabit Dermaku për këtë aksion humanitarë ka bërë të ditur se janë lajmëruar mbi 46 pjesëtarë të FSK-së pranë këtij Batalioni, për dhëne vullnetare të gjakut.

EkoHigjiena

Gani Dilveri, Rreshter Major, pranë këtij Batalioni po ashtu deklaron se ky është viti I pestë që pjesëtarët e FSK-së të kësaj brigade japin rregullisht gjak në Spitalin Rajonal të Gjilanit, për pacientët që kanë nevojë.

Drejtori I SRGJ-së Abdyllatif Latifi falënderoi pjesëtarët e kësaj njësie të FSK-së për ndihmën e dhënë. Njëherësh ai theksoi se kjo nuk është hera e parë që pjesëtarët e FSK-së I dalin në ndihmë me dhurimin vullnetar të gjakut pacienteve të SRGJ-së.

“Kjo është një ndihmë shumë e madhe kur dihet që nevoja për gjak është shumë e madhe për pacientët e këtij spitali”, theksoi Latifi. /2L ONLINE/