DYLON

Viti: Nëna njofton policinë për zhdukjen e dy vajzave të saja të mitura

Viti: Nëna njofton policinë për zhdukjen e dy vajzave të saja të mitura
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Viti, ankuesja ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dal nga shtëpia me datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

“Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri”, thuhet në raportin e policisë.

EkoHigjiena

Raporti i policisë:

PERSON I ZHDUKUR

Viti, 23.07.2021 – 14:00. Më datë 20.09.2021 ankuesja femër kosovare  ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dal nga shtëpia me datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri. Rasti nën hetime.