DYLON

Vetëvendosje: Takim me studentë dhe të rinj, temë e bashkëbisedës problemet që konsiderohen si barriera e pengesa për zhvillimin e tyre

Vetëvendosje: Takim me studentë dhe të rinj, temë e bashkëbisedës problemet që konsiderohen si barriera e pengesa për zhvillimin e tyre
Avatar photo Redaksia

“Bashkë me kandidatin për kryetar të komunës Alban Hyseni dhe kandidatët për asamble Doruntina Hasani, Hekuran Rapuca, Ema Aliu, Bedri Asllani e Ajsun Abdullahu Sadiku, sot kemi takuar disa studentë dhe të rinj”, kanë bërë me dije  drejtues të Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan.

Sipas tyre, në tavolina të ndara me nga 4 persona, duke respektuar masat anti covid dhe duke ruajtur shëndetin, bashkëbiseduam për problemet që konsiderohen si barriera e pengesa për zhvillimin e nxënësve e studentëve.

EkoHigjiena

Po ashtu, me kandidatët për asamble komunale shpalosëm programin dhe alternativën tonë për qeverisje të komunës pas 17 tetorit, thuhet në fund të komunikatës së Vetëvendosjes së Gjilanit. /2LONLINE.com/