DYLON

Kastraveci është i pasur me veti ushqyese

Avatar photo Redaksia

Kastravecët janë të pasur me ujë, dhe për këtë arsye cilësohen si freskues dhe pastrues për organizmin. Në saj të vetive të tyre, kastravecët i bëjnë shumë mirë veshkave, dhe mbi të gjitha kanë pak kalori, duke u përdorur shpesh herë në dietat dobësuese.

Kastraveci përmban vitaminë A, vitaminë B dhe C, është i pasur me potas, hekur, kalcium dhe jod.

EkoHigjiena

Ngrënia e tij ndihmon veshkat për të eleminuar toksinat, mposht aciditetin si dhe përmirëson aktivitetin e mëlçisë dhe pankreasit.

Të parët tanë e kanë përdorur edhe për pastrimin nga parazitët të aparatit tretës si dhe për uljen e temperaturës.