DYLON

Si ti mbroni flokët nga dielli?

Avatar photo Redaksia

Nëse trupi nxihet nën rrezet e diellit, flokët janë ata që dëmtohen seriozisht dhe digjen. Duhet të keni parasysh disa këshilla se si të kujdeseni për flokët në stinën e nxehtë.

Prerja- Pak para shpërthimit të vapës, duhet të ndaleni te parukieri për të prerë majat e dyfishta dhe gjatësinë e flokut, në mënyrë që ata të bëhen më të lehtë për tu menaxhuar.

EkoHigjiena

Lidhja bisht- Është një mënyrë praktike por edhe në modë, e cila i mbron flokët nga dielli dhe era. Kështu shmangni mundësinë që në përfundim të ditës ta gjeni kokën gjithë nyja.

Shampo dhe balsam- Duke i larë flokët më shpesh në verë, këshillohet që të përdoret një shampo më pak agresive. Përdorni produkte që e kanë nivelin e pehashit nga 5 deri në 7. Mos harroni të përdorni balsamin, veçanërisht në maja.

Thajini si të ishin prej kristali- Thajini flokët me ngadalë dhe pa i shtrënguar fortë me peshqir si dhe pa abuzuar me tharësen.

Vendosni kapele- Zgjidhni një kapele që iu përshtatet dhe kështu mbroni më së miri flokët, por edhe fytyrën.

Maskë- Një herë në javë duhet të bëni maskë për flokët, edhe nëse nuk keni mundësi në parukieri, përgatiteni vetë në shtëpi.