Në shtatzëni asnjë vaksinë, veç asaj të poliomelitit
Shtatzënia nuk është kohë-periudhë në të cilën mjekët të insistojnë në vaksinimin e rregullt të shtatzënave, edhe pse nuk janë të gjitha vaksinat të ndaluara për t’u bërë në shtatzëni. Gjithsesi, parim themelor është të mos bëhet asnjë vaksinim me virus të gjallë (vaksina kundër fruthit, rubeolës, shytave-parotitit dhe tuberkulozit), e as në raste kur viruset janë të trajtuar, pasi edhe në këto raste, mund të priten dëmtime të fetusit.
I vetmi përjashtim bëhet te poliomieliti, ethet e verdha, kundër të cilave shtatzëna duhet patjetër të vaksinohet, nëse gjatë periudhës së shtatzënisë udhëton për arsye të ndryshme në vende në të cilat ekziston rreziku nga infektimi me këto sëmundje (Afrika Qendrore, Afrika Jugore dhe Azia jugperëndimore).
Në rast se shtatzëna vjen në kontakt me të sëmur nga fruthi, rubeola ose varicela, e në anën tjetër nuk e di se a ka qenë vetë e sëmurë nga këto sëmundje, duhet të kontrollohet niveli i antitrupave në gjak, dhe të përcaktohet statusi imunologjik. Në rast të mungesës së antitrupave kundër sëmundjeve të përmendura, në vend të vaksinimit duhet të aplikohet terapi mbrojtëse me imunoglobulinë.
Kur është fjala për të sëmurë me tuberkuloz, statusi imunologjik i shtatzënave kontrollohet me testin e tuberkulinës. Kur bëhet fjalë për vaksinim, te të cilat vaksina përmbajnë baktere ose viruse gjysmë të vdekura, atëherë shtatzënave u lejohet që të vaksinohen. Ky vaksinim me këto vaksina mund të bëhet, sidomos nëse gruaja rrezikohet potencialisht nga këto sëmundje: poliomieliti; influenca; hepatiti B; tetanosi; difteria; tifoja; kolera; encefaliti; tërbimi.
