DYLON

Festojnë me armë, policia iu shkon n’derë!

Festojnë me armë, policia iu shkon n’derë!
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit në dy raste të ndara ka identifikuar dy të dyshuar që kanë shtënë me armë në ahengje familjare, ku  janë konfiskuar dy armë zjarri.      

Me 05 gusht 2021  rreth orës 19:25 në fshatin Stubëll e Epërme ,komuna Viti, gjersa njësitet Policore ishin në atë lokacion kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri , nga një aheng familjar .

EkoHigjiena

Njësitet policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku kanë kontaktuar me pronarin e ahengut , i njëjti ka pranuar se ka shtëne me armë zjarri.

 Me këtë rast është  konfiskuar arma  “Pistolet ,modeli ,,Crvena Zastava’’ , cal.9 mm , me një karikator pa municion.

 I dyshuari është intervistuar ,në bazë të procedurave ligjore,

Me 06.08.2021, rreth orës 01:30,   në Lagjen “Arberia” këtu në Gjilan Policia e Kosovës, njësitet   reaguese   të   stacionit   policor –Gjilan   menjëherë   pas  pranimit   te   informatës  për  te  shtëna  me  arme  zjarri, veprimet reaguese të policisë kanë qenë të menjëhershme dhe  kanë  arritur   ta   identifikojnë    shtëpinë  prej   ku   janë  dëgjuar të shtënat.

 Pronari i ahengut i ka  dorëzuar  patrullës  policore  një pistoletë  me  gaz  të  llojit ” Ecol Jackal Dual Compact –cal.9mm P.A.K”,  me  gjashtë  (6) copë  fishek .

 I  dyshuari   është   sjell  ne   stacionin   policor  dhe   i   është   marrë  deklaratë në bazë të procedurave ligjore.

 Prokurori  i  Krimeve  të  Renda  , në të dy rastet veç e veç  inicon  kallëzim penal  për  veprën  penale , “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm,

Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ndaj të dyshuarve iniciohen rastet në procedurë të rregullt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon te qytetarët që, gjatë ahengjeve të tyre familjare të mos përdorin armë të zjarrit , të mos lejohet që, gëzimi i tyre të kthehet në tragjedi, çdo rast që identifikohet se ka të shtëna me armë zjarri menjëherë do të veprohet në bazë të procedurave ligjore.

Sa më pak përdorim të armëve më pak tragjedi familjare.  /2LONLINE.com/