DYLON

Policia e Gjilanit: Zyrtari policor Hevzi Shabani me përkushtimin e tij ishte shembull për të gjithë ne

Policia e Gjilanit: Zyrtari policor Hevzi Shabani me përkushtimin e tij ishte shembull për të gjithë ne
Avatar photo Redaksia

“Ju njoftojmë me dhembje  se dje me date 05.08.2021 ka ndërruar jetë kolegu ynë, zyrtari policor, Hevzi Shabani #2610. Ai ishte i shtrirë në QKUK në Prishtinë, për trajtim nga Infektimi me  COVID-19”, thuhet në njoftimin e Policisë së Gjilanit.

 ***

EkoHigjiena

I lindur më 24.11.1958 i  takonte gjeneratës së XI të Policisë së Kosovës ku karrierën e filloi në Stacionin Policor në Gjilan, ku me nder dhe përkushtim ka punuar, duke qenë I respektuar për kolegët dhe komunitetin.

Viteve te fundit ishte caktuar me detyrë në zonën e Stacionit Policor të Novobërdës, ku po ashtu punoi dhe veproi duke qenë shembull për të gjithë ne.

Varrimi i të ndjerit do të behet sot në ora 13:00, në varrezat e qytetit të Gjilanit.​ /2LONLINE.com/