2 prilli – Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Sot është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. Dy prilli është caktuar me Rezolutën 62/139 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila është miratuar më 18 dhjetor, 2007.
Kjo ditë ka për qëllim të rrisë vetëdijen për njerëzit e sidomos fëmijët që vuajnë nga autizmi. Autizmi shkakton paaftësi në zhvillim te njerëzit. Kjo gjendje ndikon në funksionet e trurit. Shenjat e parë kryesisht shfaqen para se fëmija të jetë tre vjeç.
