DYLON

Zjarre fushore në Zhiti dhe në Pozheran të Vitisë

Zjarre fushore në Zhiti dhe në Pozheran të Vitisë
Avatar photo Redaksia

Autoitetet policore kanë bërë me dije për dy zjarre fushore që kanë shpërthyer në fshatrat Zhiti e Pozheran të Komunës së Vitisë.

Në rastin e parë janë djegur rreth 4 hektarë të një fushe, ndërsa në rastin tjetër rreth 3 hektarë fushë

EkoHigjiena

Në të dyja rastet, zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar.

Rastet e ndara sipas raportit të Policisë së Kosovës:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

·         Fsh. Zhiti, Viti 03.08.2021 – 19:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të paditura janë djegur rreth 4 hektarë të një fushe. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

·         Fsh. Pozheran, Viti 03.08.2021 – 20:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të paditura janë djegur rreth 3 hektarë fushë. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.