DYLON

Policia inkurajon qytetarët t’i denoncojnë ata që ndezin zjarre në ambiente të hapura

Policia inkurajon qytetarët t’i denoncojnë ata që ndezin zjarre në ambiente të hapura
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, Njësiti policia në komunitet e stacioni policor në Gjilan në vazhdën e implementimit të strategjisë “Policia në Komunitet”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të komunës së Gjilanit kanë realizuar sot një aktivitet për shpërndarjen e broshurave me këshilla përcjellëse për qytetaret për të shtuar kujdesin ndaj zjarreve e sidomos tani kur po mbretëron moti i nxehtë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se këto broshura janë shpërnda në qytetin e Gjilanit dhe gjatë komunikimit me qytetaret ata janë këshilluar edhe verbalisht për kujdesin e shtuar me qellim të mbrojtjes së ambientit dhe pasurive materiale nga përhapja e zjarreve.

EkoHigjiena

Poashtu qytetarët janë inkurajuar për të denoncuar ata që ndezin zjarre në ambiente të hapura si në pastrimin e arave, livadheve, etj, ku zjarret mund të dalin jashtë kontrollit.

“Që nga janari i vitit 2021 janë raportuar gjashtë raste të zjarreve ku në dy raste të veqanta janë ngritë kallxime penale për personat që janë identifikuar si të dyshuar për “Zjarrëvënie”,. Policia e Kosovës apelon dhe thërret qytetarët që në as një formë mos të ndezin zjarre në ambiente të hapura, sepse përveç ndotjes shpeshherë është rreziku edhe jeta dhe prona e qytetarëve”, ka thënë zëdhënësi Hashan. /2LONLINE.com/