DYLON

Masazhi i mirë kundër depresionit dhe stresit

Avatar photo Redaksia

Shpesh herë në aplikimin e masazhit përdoren dhe vajra masazhues që ndihmojnë që fërkimi i trupit apo i muskujve të bëhet më i lehtë dhe më i rrëshqitshëm në mënyrë që mos kemi lëndime fizike nga fërkimi i tepërt. Gjithashtu në dhomat e masazhimit përdoren dhe aromatizues të ndryshëm me aroma të kendëshme në menyrë që aplikimi i masazhit të bëhet sa më i këndshem dhe sa më relaksues.

Masazhi në rastet më të shumta përdoret për arsye shplodhjeje dhe relaksimi. Por dicka që ja vlen të theksohet në aplikimin e masazhit janë dhe vlerat e tij kuruese ku midis të tjerave do te permendim efektin që ai ka në reduktimin e depresionit dhe ankthit si dhe çon në një rënie në nivelet e hormoneve të stresit në organet e atyre qe i nënshtrohen masazhit.

EkoHigjiena

Ja disa nga më të përdorshmet:

Agopuntura: Perdor stimulimin e pikave të veçanta energjikisht aktive përmes shpimit nga gjilpera, për të vepruar mbi shqetesimet e muskujve skelektik dhe ngacmimeve të organeve të brëndshme.

Masazhi Thai: Normalisht para fillimit të një masazhi të tillë,bëhet diagnoza për nevojat e pacientit. Për të lehtësuar lëvizjet për atë që e praktikon dhe për pacientin, veshjet duhet të jenë sa më komode. E gjitha puna bëhet në një dyshek në tokë.

Masazh për trajtimin e celulitit: Ky lloj masazhi ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe përhap në të gjithe trupin një trajtesisht ato pjese te grumbulluara të yndyres së tepërt të cilat e bëjnë trupin tuaj të duket jo mirë.

Masazh relaksues me vajra aromatike bimore: Në këtë lloj maszhi përdoren vajra të ndryshme bimore që ndihmojnë në bërjen e masazhit që trupi të behet me i rreshqitshëm, dhe aroma e këndëshme e ketyre vajrave bën që të krijohet një ambient relaksues.

Masazhi me mjalte ose cokollatë: Ky është masazh relaksues dhe rigjenerues për trupin.

Masazh koke + Refleksologji me krem kinez: Ky lloj masazhi përdoret shumë mirë në rastet e dhimbjes së kokës, e cila mund te shkaktohet nga ngushtimi i enëve të gjakut nga lodhja dhe stresi. Me kete lloj masazhi ndihmohet në zgjerimin e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë gjaku qarkullon me lirisht në pjesën e kokes dhe bën që dhimbja e kokës të minimizohet.

Në vitin 1996 Field, Scafid, Grizzle and Schanberg ekzaminuan efektet e masazhit tek 32 nëna adoleshente të depresuara. Secila prej tyre iu nënshtrua seancave të masazhe që zgjasnin për 30 minuta dhe këtë e benë për 5 javë rresht. Ajo që u vu re ishte fakti se këto nëna patën një reduktim të ankthit duke krahasuar fillimin e trajtimit dhe perfundimin e trajtimit.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se terapia me masazh kishte një efekt pozitiv në uljen e nivelit të hormoneve të stresit dhe ne lirimin e hormonit oksitocine, përmirësimin e sjelljes dhe mund të ndihmojë njerëzit në përballimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Ne ditët e sotme gjejmë lloje te ndryshme te aplikimit te masazhit.