Sinani takon personelin e QKMF-së, premton mbështetje
(2LONLINE) – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani, gjatë takimit me personelin e Qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ka thënë se po i viziton për tu njohur drejtpërsëdrejti me problemet e tyre, me këtë rast u ka ofruar atyre mbështetjen e tij.
Sinani ka thënë se vlerëson rezultatet e punës dhe kualifikimet dhe se shëndetësia do të ndihmohet duke i krijua kushte më të mira.
“Unë do të mbështes çdo kërkesë të arsyeshme tuajën për QKMF-në, dhe shpresojë që do të kemi me ju një bashkëpunim konstruktiv për të mirën e qytetarëve dhe të kolektivit tuaj” tha Sinani, për të shtuar se ka hy në këtë mandat për të bërë diçka më mirë për qytetarët e Komunës.
Nga ana e personelit të kësaj Qendre u tha se janë në gatishmëri të përhershme poër të ofruar shërbime për qytetarët që ata të jenë të kënaqur ndërsa kanë shtruan edhe disa çështje si nevoja për të shtuar shërbimet në QMF në fshatin Roganë, pastaj nevojën për kuadro e mjete të punës.
Nga ana e kryetarit është tërën se mundësit për të ndihmuar janë pas rishikimit të buxhetit komunal, por përpjekjet për të gjetur donatorë do të jenë të përhershme. / 2lonline/
