DYLON

Pijet energjike ndikojnë në ritmin e zemrës

Avatar photo Redaksia

Pijet energjike me përmbajtje të kafeinës mund të ndryshojnë të rrahurat e zemrës, thonë hulumtimet.

Një ekip i universitetit të Bonit në Gjermani, përshkroi zemrat e 17 personave një orë pasi ata kishin konsumuar pije energjike.

EkoHigjiena

Sipas studimit kontraktimet ishin më të forta pas pijes.

Hulumtuesit thanë se fëmijët dhe njerëzit me probleme shëndetësore duhet të evitojnë pijet energjike.

“Deri tani, nuk e dinim saktësisht se çfarë efekti kishin këto pije energjike në funksionimin e zemrës. Sasia e kafeinës është tre herë më e lartë se në pijet me kafeinë sikurse kafeja ose koka-kola. ”, ka thënë Dr Jonas Dorner.

Studiuesit u kishin dhënë pjesëmarrësve pije me 32mg kafeinë në 100ml, dhe 400mg në 100ml të taurine.