DYLON

Kastravecat nga IRJ e Maqedonisë me tepricë pesticidesh të rrezikshme

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Trangujt / kastravecat nga IRJM u gjetën të kenë shumëfish më shumë pesticide seç është paraparë me norma, njohton gazeta “ vecernji list “ e Kroacisë. Njëherit, pesticidet janë aplikuar 2 ditë para se të transportoheshin për në  tregun e Kroacisë, anise sipas normave për zbërthimin ( zhbërjen ) e tyre nevojitet të paktën një javë – pra po aq kohë para se ti ofrohet konsumatorit ?!

Ndaj Kroacia ia ktheU IRJM-së 34 tonelatë  tranguj / kastraveca të kontaminuar me sasi të lartë të pesticidit “ klorpirifos “. Agjencia e IRJM për ushqime e veterinari ka paralajmëruar nisjen e hetimeve.

EkoHigjiena

Sipas mediumeve të informimit nga Shkupi z/v drejtori i Agjencisë së IRJM për ushqime e veterinari, z. Abdulezel Dogani ka konformuar se është konstatuar sasi 10 herë më e lartë nga sasia e lejuar e pesticidit  “ klorpirifos “.

Bëhet fjalë, siç deklaroi z.Dogani, për një ndërmarrje vendore me përvojë e cila eksporton edhe në shtetet tjera anëtare të BE-së.  Pra, është e mundur se këto tranguj / kastraveca të kenë hyre pa u diktuar edhe në tregun e Kosovës ?! Së këndejmi mosreagimi / reagimi i vonshëm i AUVK-së është dëshpërues ndërsa “ konfirmimi “ i rregullshmërisë / konformitetit vetëm në bazë të letrave është trajtë e pasigurt dhe shprehi / praktikë që ndokujt i konvenon edhe për përfitime personale?

Organizata. KONSUMATORI, Kosovë, Prishtinë,
Selatin Kaçaniku, kryetar ( ekspert i të drejtave, intereseve dhe i dinjitetit të konsumatorit)